Audi RS7 i ri vjen edhe në versionin hibrid me plotë 700 kuajfuqi

Auto&Tech August 17, 2018 - 23:27

Në fund të vitit të ardhshëm në dispozicion për shitje do të jetë edhe versioni më i fuqishëm i familjes A7 së Audit, përkatësisht RS7 dhe RS7 Performance.

Versioni standard RS7 do të vijë me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej rreth 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin S Tronic dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat – Quattro, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, RS7 Performance do të ketë motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 dhe një motor elektrik. Ky model plug-in hibrid në total do të jetë me kapacitet prej 700 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për rreth 3,5 sekonda.

Të dy modelet, pritet të vijnë me aerodinamikën “agresive”, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, rrotat më të mëdhenj nga alumini, frenat karbon-keramik, amortizatorët sportiv, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me gypat në formë ovale, si dhe me interier të modifikuar (duke përfshirë ulëset sportive, timonin sportiv, lëkurë Alcantara, etj.).