Samsung pezullon prodhimet në Kinë

Auto&Tech August 13, 2018 - 13:43
Lexo për më shumë detaje

Samsung do të ndalë prodhimin e telefonave këtë vit në Tianjin, përcjell”Zeri.info”.

Prodhuesi më i madh në botë nuk do të vahdojë të prodhojë më smartfona  për shkak të ngadalëisimit të rritjes, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Vetëm pesë vjet më parë, Samsung kishte 20 % të tregut kinez ndërsa tani 1% më pak përshak të konkurrencës nga Huawei, Xiaomi dhe markave të tjera kineze, veçanërisht në çmimet.

Në vitet e fundit, Samsung ka fokusuar investimet e saj të mëdha të telefonisë mobile në objektet e prodhimit në Vietnam dhe Indi.

Ai hapi fabrikën më të madhe të smartfonëve në botë në New Delhi muajin e kaluar, e cila është planifikuar të bëhet qendër shpërndarëse e eksporteve, vazhdon më tutje”Zeri.info”.

Sipas Electronic Times, fabrika e saj Tianjin në Kinë prodhon 36 milionë telefona mobil në vit dhe fabrika e saj Huizhou prodhon 72 milionë njësi në vit, ndërsa dy fabrikat në Vietnam kombinohen me 240 milionë njësi në vit/ZERI/.