Facebook së shpejti me lansime të reja

Auto&Tech August 08, 2018 - 10:24
Lexo për më shumë detaje

Pas videove dhe fotove, “Facebook” po mendon për një mënyrë për t’u mundësuar përdoruesve të rrjetit social të shprehin talentin artistik, përcjell”Zeri.info”

 Sipas studiueses Jane Manchun Wong, aplikacioni për telefona të menqur fsheh disa kode që i referohen një “talent show” misterioz., vazhdon më tutje “Zeri.info”.

 Detajet janë shumë të pakta, por Wong mendon se bëhet fjalë për një aplikacion tërësisht të ri, i krijuar dhe menduar për personat e pasionuar pas muzikës dhe këndimit, që të gjejnë një këngë të njohur dhe të regjistrojnë një version të tyre, vazhdon më tutje”Zeri.info”.

Videoja e performancës do të jetë si një audicion, por mekanizmat e votimit që do të çojnë drejt një fituesi nuk janë ende të qarta, ashtu sikurse dhe prania e një jurie, përcjell "Zeri.info".

“Talent Show”, siç dhe titullohet aplikacioni, përshkruhet nga studiuesja si një lloj ndërthurjeje mes “Musical.ly”, aplikacionit për karaoke i përdorushëm në iOs dhe Android/ZERI/