Porsche 911 i ri vjen në fund të vitit – (Foto)

Auto&Tech July 23, 2018 - 13:51

Në nëntor të këtij viti pritet modeli i ri i Porsche 911 (992), i cili do të zëvendësojë serinë e suksesshme 991, e prezantuar në vitin 2012 dhe i ridizajnuar në vitin 2015, transmeton Zeri.info. Bëhet fjalë për gamën më të suksesshme të veturave sportive e cila ka filluar në vitin 1963.

Image

Versioni i ri do të ketë motorin 3.0 litërsh me 390 kuaj fuqi, çka do të thotë se është më i fuqishëm se modeli paraprak për 20 kuaj fuqi. Versioni bazë është i kombinuar me marshin manual me 7 shpejtësi, ka peshë më të vogël, amortizatorë sportivë, etj.

Për ata që paguajnë pak më shumë, në dispozicion është marshi automatik PDK me pedale të dyfishtë me tetë shpejtësi. Kjo vlen edhe për versionin 4x4 për modelin Carrera 4. Shpejtësia maksimale është rritur në 300 km/h, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h është ulur nga 4.6 sekonda në modelin paraprak, në 4.4 sekonda në modelin e ri.

Image

Në të njëjtën kohë, harxhimet janë reduktuar për 5 për qind. Pas modelit bazë, në vitin 2019 arrin modeli më i fuqishëm S, i cili disponon me 440 kuaj fuqi, ndërsa më pas vjen edhe modeli më i zjarrtë GT3./ZERI