Auto&Tech

Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad
10 korrik 2018 • 23 : 30

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Apple sot ka lëshuar iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad, sigurisht jo për të gjitha pajisjet.

Versioni më i ri i iOS nuk sjell risi të mëdha përveç përmirësimit të disa të metave në versionin e mëhershëm, transmeton lajmi.net

Sipas Apple, iOS 11.4.1 rregullon veçorinë ‘Find My Airpods’ e gjithashtu përmirëson procesin e sinkronizimit e Mail, Contacts, Notes.

Sigurisht, iOS 11.4.1 nuk do të funksionoj dhe nuk do të mund të shkarkohet në të gjitha pajsisjet për arsye se iPhone e ka pranuar strategjinë e brendshme për të pamundësuar përditësimin e smartfonëve më të vjetër se 2, 3 ose 4 vjet./Lajmi.net/ 

© zëri.info