Celulari kinez 'kthen sytë' nga Amerika

Auto&Tech July 05, 2018 - 14:31
Lexo detajet

Kompania kineze e teknologjisë Xiaomi po kërkon që të hyjë në tregun amerikan.

Sipas zëvendëspresidentit të kësaj kompanie, Wang Xiang, viti i ardhshëm do të jetë nisja e aventurës së re.

“Vitin tjetër ne shpresojmë se mund të bëjmë diçka atje,” tha Wang për Reuters, duke e quajtur tregun amerikan “shumë tërheqës”. Por, për krijuesin e “smartphone”-ve kinezë, shitja e telefonave të tij në SHBA do të jetë një sfidë e madhe.

Edhe konkurrenti kryesor i Xiaomi, Huawei, kishte plane të mëdha për zgjerim në tregun amerikan. Por, “AT&T” u tërhoq në fund nga marrëveshja pasi njerëzit në administratën Trump e bënë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj kompanive kineze të teknologjisë. /Tch