Kështu mund të duket Audi RS Q8 (Foto)

Auto&Tech June 12, 2018 - 11:25

Kompania Audi modelin e ri Q8 tani për tani e ka prezantuar me disa motorë V6 Turbo, ndërsa pritet edhe versioni SQ8 me motor me naftë 4,0 litërsh V8 TDI nga Audi SQ7. Po ashtu, disa burime përmendin edhe versionin RS Q8, por ende nuk është konfirmuar, transmeton Zeri.info.

Nëse RS Q8 merr dritën jeshile, nën kapakun e motorit do të gjendet motori 4,0 litërsh TFSI benzinë me 600 kuaj fuqi.

Ky model do ta ketë edhe sistemin e tërheqjes quattro, pako më agresive aerodinamike, rrjeta e përparme RS, fellnet e reja nga alumini, amortizatorë sportivë, gypa të gazrave sportiv, frena më të fuqishëm, sistemet Torque Vectoring dhe Launch Control si dhe interier të modifikuar me karrige sportive dhe me timon me pjesën e poshtme të rrafshët./ZERI