Apple pranë vlerës së 1 trilion dollarëve

Auto&Tech June 11, 2018 - 21:25
Lexoni detajet

Apple është pranë vlerës së tregut prej 1 trilion dollarë, një tregues i qartë i dominimit të kompanive teknologjike Amerikane në bursa.

Ditën e Premte Apple vlerësohej me 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë dollarë larg asaj vlere që asnjë kompani nuk e ka arritur deri më sot.

Por nuk është kompania e vetme që i afrohet kësaj vlere, sepse Amazon aktualisht vlerësohet me 820 miliardë dollarë.

Ende, Apple është lideri i qartë. Kur Steve Jobs vdiq në 2011-ën kompania vlerësohej me 300 miliardë dollarë.

Megjithatë Apple ende mund të mos bëhet kompania e parë që kap këtë vlerë. Gjigandi i naftës Saudite Aramco mund të arrijë 2 trilionë dollarë në fund të vitit kur të dalë në bursë.

Shitjet e Apple u rritën me 16% në tre muajt e parë të 2018-ës dhe aksionet me 13%. /CIO Albanian