Dy gjëra që duhet t’i largoni menjëherë nga rrjetet sociale

Auto&Tech June 11, 2018 - 13:57
Mësoni më shumë shumë detaje

Jeta jonë sot është thuajse e paimagjinueshme pa rrjete sociale.

Ato na ndihmojnë që të jemi në kontakt me familjarë dhe miq, të gjejmë punë të re, apo edhe partnerin e jetës.

Megjithatë, publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

LEXO EDHE: Ky ndryshim i ‘Facebook’ nuk do t’ju pëlqej aspak

Më mirë mendoni dy herë para se t’i publikoni këto dy gjëra në rrjete sociale.

Datën e plotë të lindjes

Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese.

Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

Numrin e telefonit

Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet.

Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.