Regjistrimi për 3 punëtoritë e DOKU.TECH është i hapur!

Auto&Tech June 06, 2018 - 16:35

DOKU.TECH ka shpalosur listën e 3 punëtorive fantastike për të shoqëruar konferencën e këtij viti, Flip the Script.

Këtë vikend, tre partnerë kanë vendosur të marrin pjesë në DOKU.TECH dhe të sjellin ekspertizën e tyre të jashtëzakonshme për të pranishmit e festivalit më të madh të teknologjisë në rajon. Temat si inovcaioni, ndërmarrësia, riciklimi, arti, do të diskutohen tërësisht dhe udhëheqësit e punëtorive do të ofrojnë aftësi praktike, të cilat mund të aplikohen në mënyra të ndryshme.

Gjeni poshtë listën e plotë të punëtorive që do të mbahen këtë fundjavë në Termokiss, Prishtinë.

David dhe Zak Batstone - Ktheni ëndrrat tuaja në realitet (Start Up Boot Camp)

In addition David teaches in the department of Entrepreneurship & Innovation at USF’s School of Management. Together with Zak Batstone who has revolutionized the shoe industry by founding Z Shoes, a company based on the principle of producing shoes from organic ingredients will hold a workshop on the topic: "Turning Your Dreams Into a Reality" where the participants will learn first hand on how to start and run successful companies.

Themeluesi vizionar dhe drejtori menaxhues i “Just Business,” një kompani e investimit social, David ndan modelin e tij unik për zhvillimin e ndërmarrjeve të suksesshme që krijojnë mundësi për të gjithë. Përveç kësaj, David ligjeron në Departamentin e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Shkollën e Menaxhimit të USF. Së bashku me Zak Batstone që kanë revolucionarizuar industrinë e këpucëve duke themeluar Z Shoes, një kompani e bazuar në parimin e prodhimit të këpucëve nga përbërësit organikë do të mbajnë punëtorinë me temën: "Shndërrimi i ëndrrave tuaja në realitet" ku pjesëmarrësit do të mësojnë drejtëpërdrejtë se si të filloni dhe të drejtoni kompani të suksesshme.

Fuqizimi i grave përmes muzikës dhe DJ.

Mësoni teknikë fillestare DJ me artistën ndërkombëtare LiKWUiD (Apollo Theatre, Lower Eastside Girls Club, Red Hook Iniciativa, Uptown Vinyl Supreme). Kuptojeni ndërveprimin e origjinës së muzikës Hip Hop, parimet themelore të DJ-ve, numërimin e BPM-ve, si dhe miksimin e melodive të ndryshme.

 

E pastër apo plastike? - Arti dhe inovacioni kundër epidemisë plastike

"The Universal Sea - Pure or Plastic ?!" motivon zgjidhje që luftojnë epideminë plastike që ka marrë kontrollin e ujërave tona!

Një punëtori bashkë-krijimi sjell njohuritë e ekspertëve së bashku me ideimin publik për të zbuluar zgjidhje dhe mundësi sipërmarrëse. Të gjithë mund të japin ide inovative kundër epidemisë plastike.

 

Biletat për këto 3 punëtori janë në dispozicion, por vendet e lira po mbushen shpejt! Nxitoni dhe regjistrohuni KËTU FALAS.

Vetëm edhe 5 ditë nga festivali më i madh i teknologjisë DOKU.TECH!

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.