Auto&Tech

Apple po punon në një ilaç për shërimin e varësisë suaj nga iPhone!

Apple po punon në një ilaç për shërimin e varësisë suaj nga iPhone!
02 qershor 2018 • 17 : 49

Lexo detajet

A e doni iPhone tuaj? Me të vërtet? Epo, Apple mund të ketë diçka për të thënë për këtë.

Kompania amerikane thuhet se po punon me karakteristika të reja për iOS që kanë për qëllim të ndihmojnë në uljen e varësisë kolektive ndaj iPhone, e cila do të zbulohet në konferencën botërore të zhvilluesve të javës së ardhshme (WWDC), bën të ditur Mashable.

Raporti vjen nga Mark Gurman i Bloomberg, i cili raporton se Apple do të prezantojë një iniciativë të re “Shëndeti Digjital”, e cila do të përfshijë “një sërë mjetesh për të ndihmuar përdoruesit të monitorojnë sa kohë kalojnë në pajisjet e tyre dhe brenda aplikacioneve të caktuara”.

Nëse kjo tingëllon e njohur, kjo është për shkak se është e ngjashme me përditësimet e njoftuara kohët e fundit të Google, të cilat gjithashtu kanë për qëllim luftimin e varësisë së telefonit. Në rastin e Google, ato përfshijnë një mates të kohës të ri të aplikacioneve, që ju lejon të vendosni afate kohore për përdorimin e aplikacioneve specifike, si dhe një funksion të ri “shush”, i cili aktivizon modalitetin “Mos shqetëso” kur telefoni juaj është me fytyrë poshtë.

Nuk është e qartë se sa larg Apple planifikon të shkojë me qasjen e saj dhe nëse menyja e cilësimeve të reja do t’ju lejojë të vendosni kufijtë specifikë të aplikacionit ose thjesht ta bëni më të lehtë për të parë sa kohë keni humbur në ato aplikacione. (iOS tashmë ju lejon të shihni statistikat e përdorimit të aplikacioneve në cilësimet tuaja, por kompania mund ta bëjë veçorinë më të shquar dhe më të detajuar.)

Disa krijues të aplikacioneve tashmë e kanë marrë vetë iniciativën për të ndërtuar karakteristika që mund të zvogëlojnë sasinë e kohës që shpenzojnë përdoruesit në aplikacionin e tyre.

YouTube kohët e fundit shtoi një veçori “merr një pushim” për të kujtuar përdoruesit kur duhet të ndalet shikimi, dhe Instagram njoftoi një veçori “njohuri” që do të tregojë sa kohë ju shpenzoni në aplikacion. /Telegrafi/ 

© zëri.info