Kujtesa dhe Z-Mobile bashkojnë forcat me 'Kutizë'

Auto&Tech May 22, 2018 - 16:28
Lexo detajet

Në kohën e zhvillimeve të hovshme teknologjike dhe të komunikimit, ndër kompanitë më të suksesshme kosovare, Kujtesa dhe Z Mobile, sot i kanë bashkuar forcat për të sjellur produkte për tregun kosovar.

Rezultati i këtij partneriteti është krijimi i platformës më të avancuar deri më sot në treg, të quajtur “Kutizë”.

Nga Oda Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi me këtë rast tha se këto dy kompani, anëtare të Odës, po përmbushin misionin e tyre për ofrimin e produkteve më të avancuara dhe cilësore për konsumatorë.

“Kutizë” është një produkt i kombinuar, i dizajnuar për t’i përmbushur të gjitha nevojat e bizneseve bashkëkohore në fushën e medias dhe komunikimit, që njëherit sjell pakon krejtësisht të veçantë me çmimet më konkurruese nëpërmjet platformës: kanalet më cilësore në vend, dhe në botë, internetin më të shpejtë dhe shërbime më të mira të telefonisë mobile.