Mercedes-AMG GT S Roadster – (Foto)

Auto&Tech May 17, 2018 - 15:14

Në gamën e modeleve Mercedes-AMG GT është paraqitur edhe versioni i ri GT S Roadster, i cili është vendosur mes modelit GT Roadster dhe GT C, transmeton Zeri.info. 

Image

Mercedes-AMG GT S Roadster posedon motorin 4,0 litërsh V8 biturbo me 522 kuaj fuqi, çka është më shumë se modeli GT Roadster që ka 476 kuaj fuqi, por më pak se modeli GT C i cili disponon me 557 kuaj fuqi.

Image

Si do që të jetë, të gjitha modelet kanë mardhin automatik me 7 shpejtësi me pedale të dyfishtë. Sipas të dhënave të fabrikës, thuhet se ky model që peshon 1625 kilogramë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 3.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 308 km/h.

Image

Një pjesë të pajisjeve standarde mes tjerash e përbëjnë fellnet 19 inç, amortizatorë me përshtatje, pesë module të vozitjes, pakoja AMG Chrome, karriget AMG Performance, pakoja AMG Silver Chrome për interier dhe sistemi i ngrohjes Airscarf për karrige.

Image

Si opsion do të ofrohen frenat nga qeramika, pakoja AMG Dynamic Plus dhe pakoja AMG Carbon-Fiber për eksterier. Shitja fillon në korrik dhe në Gjermani kushton 148.577 euro./ZERI