Volkswagen e SEAT, probleme me rripin e sigurisë

Auto&Tech May 12, 2018 - 18:49
Lexo detajet

Super mini veturat, Volkswagen Polo e SEAT Ibiza dhe ai SUV, SEAT Arona janë subjekt i një problemi sigurie, me rripin e sigurisë.

Bëhet fjalë për rripin e sigurisë së pasagjerit nga pas në anën e majtë, i cili lirohet vetë kur në veturë janë të ulur 5 persona, transmeton koha.net.

Revista automobilistike finlandeze Tekiniika Maailma ka gjetur këtë problem dhe ajo thotë se rripi del nga ‘foleja’ e tij.

Shefi për komunikim i SEAT, Christian Stein ka thënë: “Bazuar në analizat e bëra në fabrikën tonë ne kemi identifikuar problemin me rripin e sigurisë të cilën ‘Tekniikan maailma” e ka gjetur gjatë testimit. Ne jemi duke gjetur një zgjidhje për këtë dhe do të ju informojmë ju për vendimin final sa ma shpejtë që të jetë e mundur”.

Volkswagen gjithashtu ka thënë se janë duke hetuar këtë problem. /Express/

Image 
Image