Twitter së shpejti me mesazhe të koduara

Auto&Tech May 11, 2018 - 12:05
Lexo detajet

Rrjeti social Twitter ka ndërmarë një plan masash për të bërë më efikas mesazhet private ndërmjet përdoruesve të saj.

Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompiuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte, përcjell Telegrafi.

Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit.

Opsioni mund të quhet ‘bashkëbisedim sekret’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.

Kriptimi ‘end-to-end’ është një mundësi që mesazhet të jenë të lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron plataformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet.