DOKUTECH hap webfaqen e re dhe regjistrimin FALAS për edicionin e 5-të!

Auto&Tech May 11, 2018 - 10:27

Qershori do të jetë një muaj shumë atraktiv për adhuruesit e teknologjisë, inovacionit dhe mjeteve të ndryshme të komunikimit.

DOKUTECH, që çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE, Beograd dhe DOKUFEST, Prizren sapo kalansuar webfaqen e re, që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 5-të, të quajtur “Flip the Script”.
Konferenca do të mbahet me 9 dhe 10 qershor në Termokiss, Prishtinë dhe përveç se do të sjellë folës inspirues nga e mbarë bota, do të ketë edhe punëtori të
ndryshme rreth teknologjisë, në mënyrë që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të fitojnë aftësi praktike rreth temave të shqyrtuara gjatë konferencës.


Regjistrimi për DOKUTECH është i hapur për të gjithë. Pjesëmarrësit që regjistrohen tani, do të jenë të parët që njoftohen për të gjitha risitë rreth festivalit përfshirë
emrat e folësve, emrat e kompanive të teknologjisë që do të jenë prezent, aktivitetet dhe së fundmi muzikantët dhe DJ-të e ndryshëm që do t’i sjellë edicioni i -5- të i
DOKUTECH.


Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KETU.