BMW M2 Competition edhe zyrtarisht – (Foto)

Auto&Tech April 19, 2018 - 17:35

BMW më në fund edhe zyrtarisht e ka prezantuar versionin më të fuqishëm të modelit M2, Competition, transmeton Zeri.info. Opinioni i gjerë do ta ketë mundësinë ta njoh për së afërmi modelin M2 Competition, në panairin e veturave në Pekin, ndërsa prodhimi i tij do ë filloj zyrtarisht në muajin korrik, ndërsa në shitje do të dalë në fund të vitit.

Image

Modeli i ri posedon më shumë fuqi, amortizatorë të modifikuar, timon të avancuar, frena më të fuqishëm, sistem sportiv të gypave të gazrave Black Chrome dhe fellne 19 inç me goma 245/35 R19.

Image

Aty është edhe diferenciali aktiv M, sistemi i riprogramuar ESC, modulin M Dynamic, senzorët e parkimit, sistemin e paralajmërimit për ndryshimin e korsive, navigacionin dhe ekranin 8.8 inç i ndjeshëm në prekje.

Image

Në kapak gjendet motori 3.0 litërsh me 6 cilindra me 410 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm. Në kombinim me marshin automatik M-DCT, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 4.2 sekonda, ndërsa me mardhin manual me 6 shpejtësi, për 4.4 sekonda.

Image

Shpejtësia maksimale është kufizuar në 250 km/h, por me opsionin M Driver, ajo arrin në 280 km/h.

Image

BMW modelin M2 Competition mes tjerash do ta ofroj edhe me ngjyra të reja Silver Hockenheim dhe Sunset Orange, ndërsa brendinë e karakterizojnë ulëset sportive me lëkurë Dakota dhe qepje kontrasti Polar Blue apo Kyalami Orange. 

Image

Natyrisht, M2 Competition do të jetë më i shtrenjtë se modeli i  tanishëm M2, prandaj vlerësohet që çmimi i tij në Gjermani të jetë 70.000 euro./ZERI