Reklamat e padëshiruara në Facebook, a do të paguajmë për t'i bllokuar?

Auto&Tech April 10, 2018 - 23:07
Lexo detajet

Mark Zuckerberg është përballur me pyetjet e senatorëve në seancën dëgjimore që u mbajt në Washington për skandalin e Facebook.

Përdoruesit e platformës janë përballur me reklama të bizneseve të ndryshme, ndonëse nuk dëshirojnë ti shikojnë.

Pyetja e senatorit Bill Nelson drejtuar themeluesit kishte të bënte me pagesën që flitet se njerëzit duhet të bëjnë për ti bllokuar përfundimisht.

LEXO EDHE: Zuckerberg për keqpërdorimin e të dhënave: Kam gabuar, më vjen keq

“Të jemi të qartë, ne nuk ofrojmë mundësi për të mos paguar reklama. Ne duam të ofrojmë shërbim falas për gjithë ata që mund ta përballojnë” tha Zuckerberg:

Seanca dëgjimore zgjati derisa Zuckerberg iu përgjigj pyetjeve të të gjithë senatorëve. Dihet se para pak ditësh u rrit në 87 milionë numri i përdoruesve, të prekur nga skandali i shkaktuar nga Cambridge Analytica që mori të dhënat e tyre.