A ju ka ardhur ky njoftim në Facebook – ja çfarë do të thotë

Auto&Tech April 10, 2018 - 18:13

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë, Facebook, ka filluar t’ua dërgojë një njoftim të gjithë përdoruesve të cilëve u janë keqpërdorur të dhënat private.

Kompania e Mark Zuckerberg është nën valë të madhe kritikash pasi gazetat e mëdha ndërkombëtare kishin zbuluar që Facebook i kishte dhënë qasje një personi në të dhënat e shumta të njerëzve. Ato ishin keqpërdorur duke shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhje.

Pas kësaj, Zuckerberg kishte kërkuar falje dhe njoftimi ‘Protecting your information’ është pjesë e fushatës për të korrigjuar gabimin.

Nëse u vjen në faqen tuaj ky njoftim, do të thotë që kompania Cambridge Analytica ka pasur qasje në të dhëna të detajuara të aktivitetit tuaj në Facebook, si dhe në të gjitha aplikacionet tjera të lidhura me Facebookun.

Numri i personave që janë prekur nga ky skandal sillet rreth 50 milionë, por mund të jetë edhe disa fish më i madh.

Zuckerberg është paraqitur sot para Kongresit amerikan për të dëshmuar për këtë skandal, kurse është ftuar edhe nga Komisioni Europian për të njëjtin qëllim. /gazetametro.netImage