Chevrolet Camaro, një veturë super-sportive

Auto&Tech April 10, 2018 - 11:45

Pasi të dielën e kaluar janë prezantuar versionet e ripërtërira të modeleve Spark, Cruze dhe Malibu, Chevrolet sot ka prezantuar edhe modelin e modernizuar Camaro për vitin 2019, transmeton Zeri.info.

Image

Ky model edhe më tutje të do të ofrohet në versionet Coupe dhe Cabrio, ndërsa dallimet më të mëdha vizuale kanë të bëjnë me mbrojtësin e përparmë, dritat e reja dhe fellnet e reja nga alumini.

Image

Po ashtu, ndër përmirësimet përmenden edhe amortizatorët e modifikuar dhe sistemi i ri i frenimit. Aty është edhe versioni i ri Turbo 1LE, i cili i bashkohet versioneve V6, SS dhe ZL1 me pakon 1LE.

Image

Kjo nënkupton se motori 2.0 litërsh me katër cilindra me 275 kuaj fuqi në kombinim me mardhin manual me 6 shpejtësi, mes tjerash vjen edhe me amortizatorë sportiv, frena Brembo, goma të gjera të verës (245 mm para dhe 275 mm papa), timon me pjesën e poshtme të rrafshët si dhe me mundësinë e zgjedhjes së regjimit të vozitjes mes Sport dhe Track.

Image
 

Duhet përmendur se Camaro SS për vitin 2019, ka fituar edhe mardhin automatik me 10 shpejtësi me Launch Control./ZERI

Image