Rregulli i ri i BE-së: Brenda tri viteve, të gjithë automobilët duhet ta kenë këtë pajisje

Auto&Tech April 01, 2018 - 12:23
Ja për çfarë bëhet fjalë

Të gjithë automobilët e rinjë që do të shiten në Bashkimin Europian do ta kenë obligative të kenë të integruar një sistim të veqantë  i cili do të thërret për ndihmë në rast të aksidenteve në trafik.

Sekretari i Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave, ACEA Erik Jonert, tha se sistemi eCall “ka potencialin për të shpëtuar shumë jetë duke zvogëluar kohën e një përgjigje emergjente”.

Sensorët në makinë do të tregojnë automatikisht vendndodhjen, kohën dhe drejtimin në të cilin automjeti po lëvizte kur ndodhi një aksident.

Sistemi eCall u miratua nga 28 shtete anëtare të BE-së në 2015 dhe nga kjo fundjavë fillon periudha e tranzicionit trevjeçar.