Shkarkoni këtë aplikacion dhe konvertoni automatikisht numrat në +383

Auto&Tech March 28, 2018 - 19:54

Kosova tanimë kodin e vet të telefonisë. Ende ka shumë probleme në ndrrimin e kodeve të vjetra.

Përdoruesve të rrjeteve mobile të telefonisë në Kosovë u ka dalë telashe me futjen në përdorim të prefiksit të ri +383, pasi secili numër në telefon duhet të përditësohet me këtë prefiks.

Për ta bërë këtë proces sa më të lehtë, një kompani kosovare ka krijuar një aplikacion të veçantë që e bën ndërrimin e prefikseve nëpër kontakte brenda pak sekondash.
Prefix 383 quhet aplikacioni që mund të merret në të dy platformat – iOS e Android – e me të cilin e largoni prefiksat +377, +386 dhe +381 dhe i zëvendësoni me +383 me vetëm një klik.

Sapo ta instaloni aplikacionin, vetëm i jepni qasje në numrat telefonikë dhe me një klik të vetëm brenda pak sekondash i ndërroni prefikset dhe kurseni kohë e mund për këtë proces.