Auto&Tech

Samsung prezanton Galaxy S9 dhe S9+ në Kosovë

Samsung prezanton Galaxy S9 dhe S9+ në Kosovë
16 mars 2018 • 14 : 22

Samsung Electronics ka prezantuar në Prishtinë smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët u lançuan më 25 Shkurt 2018 në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë.

Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si “Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur“ pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë reinterpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

"Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant", tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne jemi krenarë që komuniteti botëror i telefonisë celulare në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që përfundoi para pak ditësh në Barcelonë, njohu dhe shpërbleu inovacionin dhe performancën e avancuar të produkteve Samsung me më shumë se 30 çmime prestigjoze, ndër të cilat për përfaqësuesin e serisë së re të flagshipeve Galaxy dhe konkretisht Galaxy S9+."

“Galaxy S9 dhe S9+ janë pajisje ideale që plotësojnë nevojat e konsumatorëve për komunikim më intensiv, por edhe për shprehjen e personalitetit të përdoruesve me foto, video dhe emoji AR. Galaxy S9 dhe S9+ kanë kamerën më të avancuar deri më tani me një hapje të re të dyfishtë për të shkrepjet me dritë të ulët, aftësitë video të ngadalta dhe Emoji AR  e personalizuar.“ – theksoi më tej Julian Kamberi, Menaxher Teknik i Produktit pranë Samsung.

Galaxy S9 dhe S9+ janë inovative edhe në aspektin e zërit, sepse mbajnë altoparlantë të integruar stereo të akorduar me AKG dhe audio të shkëlqyeshme me Dolby Atmos duke siguruar efektin e zërit. Një nga gjërat e reja është aplikacioni SmartThings që bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një eksperiencë unike smart.

Galaxy S9 dhe S9+ kanë gjithashtu një ekran elegant pa kufij Infinity[1] - një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung që u prezantua për herë të parë në modelet Galaxy S8 dhe S8+. Ekrani i pafundëm Super AMOLED me shkëlqim dhe i ndritshëm pothuajse shkrihet me telefonin. Me një përmirësim të rregullueshëm të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

Kamera e Përmirësuar

Kamerat e sotme janë të dizajnuara për t'i lejuar përdoruesit të lidhen më mirë dhe të komunikojnë më lehtë. Përdoruesit në përgjithësi dëshirojnë kamera të nivelit të lartë në smartfonët e tyre që do t'i lejojnë të shprehen në çdo kohë me ndihmën e fotografive ose videoklipeve me cilësi të lartë. Karakteristikat e kamerave Galaxy S9 dhe S9+ përfshijnë:

Super Slow- mo siguron video dinamike për me lëvizje të ngadaltë që kap 960 sekuenca për sekondë. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu ofrojnë Identifikimin Automatik të Lëvizjes, një veçori inteligjente që zbulon lëvizjen në sekuencë dhe automatikisht fillon të regjistrojë. Përdoruesit mund të zgjedhin gjithashtu muzikën e sfondit. Ekzistojnë 35 opsione të ndryshme dhe përdoruesi mund të shtojë muzikë nga lista e saj/tij e preferuar e dëgjimit. Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë, modifikojnë dhe ndajnë lehtë skedarët GIF.

Kamera për ndriçim të ulët: Ndriçimi i mirë është sekreti për çdo foto të mrekullueshme. Por shpesh fotografitë bëhen në kushte me ndriçim jo perfekt dhe shumica e kamerave të smartphonëve kanë një hapje fikse që nuk mund të përshtatet në mjedise me ndriçim të ulët ose të ndritshëm duke rezultuar në fotografi jo të qarta ose të zbehta. E ngjashme me mënyrën se irisi i syrit të njeriut zgjerohet dhe kontraktohet, Apertura e Dyfishtë[2] e Samsung (F1.5 - F2.4) lejon automatikisht të hyjë më shumë dritë kur është errësirë dhe më pak dritë kur ka shumë ndriçim, duke realizuar fotografi të pastra dhe të qarta.

Emoji AR: Samsung lejon përdoruesit të krijojnë një emoji që duket, tingëllon dhe vepron ashtu si ata. Emoji AR përdor një algoritëm të të mësuarit automatik të bazuar në të dhëna, i cili analizon një imazh 2D të përdoruesit dhe përshkruan më shumë se 100 veçori të fytyrës për të krijuar një model 3D që pasqyron dhe imiton shprehje tipike të secilit përdorues për personalizim të vërtetë. Emoji AR ndan emocionet e jetës reale të përdoruesve jo vetëm me ndihmën e videos, por gjithashtu me një gamë stikerash duke përdorur një format standard AGIF në mënyrë që përdoruesit të mund të ndajnë emojit e tyre në shumicën e platformave të mesazheve të palëve të treta.  

Bixby: Platforma e inteligjencës së Samsung, e integruar në kamera, përdor realitetin e shtuar dhe teknologjitë e të mësuarit të thellë për të dhënë informacion të dobishëm rreth ambjentit rrethues së përdoruesit[3]. Me zbulimin dhe njohjen e objektit në kohë reale, Bixby menjëherë gjeneron informacion direkt mbi imazhin ku është drejtuar kamera. Përdoruesit mund të përkthejnë gjuhë të huaja dhe të konvertojnë monedha në kohë reale me Live Translation, mund të mësojnë rreth ambjentit të tyre rrethues, të blejnë produktet që kanë parë në botën reale dhe të gjurmojnë kaloritë gjatë gjithë ditës[4].

Një pajisje që përshtatet me mënyrën e jetesës

Si smartphonët e parë që mbështesin aplikacionin e ri SmartThings, Galaxy S9 dhe S9+ mund të menaxhojnë dhe lidhen me të gjitha aspektet e jetës në shtëpi, në punë ose në lëvizje. Aplikacioni SmartThings do të jetë në gjendje të lidhet me pajisjet e tjera të Samsung, si dhe pajisjet që nuk janë nga familja Samsung.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ mund të lidhen me një monitor më të madh, një tastierë me ndihmën e sistemit të ri të lidhjes DeX Pada. Përdoruesit mund të konvertojnë Galaxy S9 dhe S9+ në Touch Pad me DeX Pad[5].

Samsung DeX u vlerësua me "Best of MWC 2018" nga ITPro, dhe aksesori më i mirë nga Tom's Guide dhe Digital Trends për aftësinë e saj për të fuqizuar një mënyrë jetese mobile duke sjellë një përvojë të lehtë për t'u përdorur, me ekran të plotë në pajisjen mobile.

Samsung përcakton standardin e lartë për smartphonët duke përfshirë edhe këtë herë rezistencën IP68[6] ndaj ujit dhe pluhurit dhe karikimin e shpejtë wireless. Galaxy S9 dhe S9+ shkojnë një hap më tej. Pajisjet tani mbështesin memorien e zgjerueshme deri në 400GB dhe janë të pajisura me përpunuesit e aplikacioneve më të fundit që ofrojnë performancë të fuqishme dhe përpunim të sofistikuar të imazhit.

Përveç kësaj, Galaxy S9 dhe S9+ u japin përdoruesve qetësinë duke e ditur se telefoni i tyre është i mbrojtur nga Knox 3.1, platforma e sigurisë e shkallës së fundit të mbrojtjes së Samsung.

Galaxy S9 dhe S9+ mbështesin tri opsione të ndryshme autentifikimi biometrik – skanimi i irisit, gjurmët e gishtave dhe njohja e fytyrës - kështu që përdoruesit mund të zgjedhin mënyrën që dëshirojnë për të mbrojtur pajisjen dhe aplikacionet e tyre. Pajisjet mbështesin Intelligent Scan, një verifikim i ri që përdor në mënyrë inteligjente forcën kolektive të skanimit të irisit dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme telefonin e një përdoruesi në situata të ndryshme. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu prezantojnë Dedicated Fingerprint, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të përdorur një gjurmë gishti për të aksesuar Dosjen e Sigurtë të ndryshme nga ajo që përdoret për të hapur telefonin.

Galaxy S9 dhe S9+ e çojnë shëndetin në një nivel më të lartë me një sensor optik të përmirësuar të ndërtuar direkt në pajisje që siguron informacion më të pasur dhe më të saktë mbi statusin shëndetësor të përdoruesit. Ky sensor lejon Galaxy S9 dhe S9+ të gjurmojnë Heart Factor Load të përdoruesit, një matje e re e ngarkesës së zemrës në kohë reale.[7]

Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun kosovar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe e Purpurt Jargavani. Galaxy S9 dhe S9+ do të jenë të disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, NTP GAMA, Neptun dhe IPKO Telecommunication, duke filluar nga data 16 Mars 2018 dhe çmimi i rekomanduar për shitjen me pakicë për S9 është 919.00 EUR dhe për S9+ është 1029.00 EUR.

Për më shumë informacion rreth Galaxy S9, vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy,

[1] Ekrani Infinity: pothuajse pa bezel, xham i plotë ballor, ekran pa skaje 

[2] Apertura e dyfishtë mbështet modalitetin F1.5 dhe F2.4. Apertura e dyfishtë është instaluar në kamerën e pasme (Galaxy S9) dhe kamerën e pasme të gjerë (Galaxy S9+)

[3] Aftësia e shërbimit Bixby mund të ndryshojë nga vendi. Komanda zanore njeh anglishten (SHBA), mandarin kineze dhe koreane. Jo të gjitha thekset, dialektet dhe shprehjet janë të njohura. Aftësia e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose transportuesit. Komanda me zë punon me një listë të zgjedhur dhe në rritje të aplikacioneve të Samsung dhe të palëve të treta. Shihni "Apps with Voice" në Bixby për një listë të përshtatshme aplikacionesh.

[4] Mund të ndryshojnë sipas tregut dhe operatorit telefonik.

[5] DeX Pad vjen me kabllo HDMI, karikuesin e murit dhe kabllon e të dhënave. Pajisjet shtesë duke përfshirë monitorin shiten veçant. Rekomandohet përdorimi i kabllos dhe ngarkuesit origjinal HDMI të përfshirë me DeX Pad. Dex Pad gjithashtu mbështet Galaxy S8, S8 + dhe Note8

[6] Bazuar në kushtet e testimit për zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët deri në 30 minuta. Shplaji mbetjet/thaje në është i lagur.

[7] Të parashikuara vetëm për qëllime fiinesi dhe të mirëqenies së përgjithshme.

www.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Image 
Image 
Image 
Image

© zëri.info