Bugatti Chiron Sport –(Foto)

Auto&Tech March 07, 2018 - 10:43

Bugatti në panairin e veturave në Gjenevë, ka prezantuar versionin e ri dhe më të lehtë të automobilit hiper-sportiv Chiron, e cila bartë shenjën Sport, ndërsa në shtegun oval Nardo, është më i shpejtë për 5 sekonda nga modeli i thjeshtë Chiron, transmeton Zeri.info.

Image

Edhe pse motori është identik me modelin aktual, pra W16, ulja e peshës në 1500 kg dhe ndryshimi i momentit të rrotullimit prej 1.600 Nm, kanë bërë që të jetë më i shpejtë se modelet aktuale.

Image

Ka ndryshime edhe në pamjen vizuale, që përfshinë fellne të reja alumini dhe pjesa e pasme më e gjatë e deflektorit.

Image

Ky model i posaçëm, shitet me një çmim prek 2.65 milionë euro./ZERI

Image