Auto&Tech

Shfaqen probleme në funksionimin e Facebook-ut

Shfaqen probleme në funksionimin e Facebook-ut
28 shkurt 2018 • 17 : 33

Çfarë po ndodh kështu me rrjetin social Facebook?!

Facebook po ka probleme në përditësimin e statuseve. Kështu përdoruesit e këtij rrjeti social po pengohen që të shkruajnë në të.

Përdoruesit e Facebook’ut janë bartur në Twitter, ku po shprehin shqetësimin sepse po kanë probleme në përditësimin e postimeve, shkruan The Sun.

Të dëshpëruar, ata që përdorin FB nuk po mund të shkruajnë statuse, sepse kur po selektojnë pjesën e destinuar për të shkruar, atëherë po shfaqen pengesa.

Ky është edhe problemi që po e shfaqin njerëzi me hashtagun #FacebookDown

Kur e rifreskohet, shfaqet normalisht faqja e Facebook’ut, por kur provon të shkruash, problemi përsëritet, përcjell "Express".

Sipas raportimit një webfaqeje që detekton rëniet e rrjeteve sociale, Facebook ka pasur problemin e njëjtë që nga ora mesdita.  

 

© zëri.info