Automobili sportiv elektrik Elextra, në shitje nga viti 2019 – (Foto)

Auto&Tech February 27, 2018 - 16:43

Elextra është projekt zviceran-gjerman i veturës elektrike dhe rivali i ri i modeleve siç janë Tesla Model S dhe Porsche Mission E i ardhshëm, lansimi i së cilit pritet vitin e ardhshëm, transmeton Zeri.info.

Image

Bëhet fjalë për veturë sportive elektrike me 671 kuaj fuqi, sistemin e tërheqjes me katër rrota dhe përshpejtimin e paralajmëruar nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.3 sekonda. Sa i përket shpejtësisë më të madhe, ajo do të jetë e kufizuar në 250- km/h, derisa vozitja e pavarur me një të mbushur të baterisë, do të jetë 600 kilometra.

Image

Po ashtu, kjo veturë me katër dyer dhe për katër pasagjerë, ka strukturë nga fibrat e karbonit, ndërsa për pamjen e tij është përkujdesur dizajneri zviceran, Robert Palm.

Image

Elextra do të prodhohet në Gjermani, me ç’rast do të bazohet në platformën më të mirë për veturat elektrike në botë, ndërsa pritet të shihet nëse do të ekspozohet në panairin e veturave në Gjenevë./ZERI