Zyrtarizohet BMW X4 i ri – (Foto)

Auto&Tech February 14, 2018 - 12:49

Gjenerata e re e modelit Sports Activity Coupe të BMW X4, ishte paraqitur në panairin e Nju Jorkut në vitin 2014 dhe që nga atëherë është shitur në 200 mijë njësi, derisa pasardhësin e tij prodhuesi bavarez do ta prezantoj në fillim të muajit mars në Gjenevë, transmeton Zeri.info.

Image

Deri atëherë, para nesh janë fotot dhe detajet e para. Sa i përket pamjes së dizajnit në pjesën e përparme dhe ato anësore, nuk ka befasi, por vëmendjen e tërheq sidomos pjesa e pasme dhe pamja e dritave.

Image

Kjo veturë është realizuar në platformën ‘CLAR’, sikurse edhe BMW X3 i ri, ndërsa gjithashtu ka edhe sistemet më moderne të asistimit për vozitësin, asistimet në lidhje, ekran head-up, tempomat aktiv, sistemin Infotainment iDrive me ekran 6.5  ose 10.25 inç i ndjeshëm në prekje, si dhe pakon M Sport.

Image

Po ashtu, X4 i ri është për 50 kilogramë më i lehtë se paraardhësi si dhe interier më të gjerë dhe më të gjithanshëm.

Image

Po ashtu, është më i gjatë për 8.1 centimetra, më i gjerë për 3.7 cm, ndërsa për 5.4 cm është më i gjerë mes boshteve. Në fillim do të ofrohen shtatë versione të motorëve, tre me benzinë dhe katër me naftë, të gjithë me sistemin e tërheqjes 4x4 dhe marshin automatik me 8 shpejtësi.

Image

Në Gjermani, modeli më i lirë do të jetë BMW X4 xDrive20i me një çmim prej 49.700 euro, derisa modeli bazë me naftë, BMW X4 xDrive20d, do të kushtoj 52.500 euro./ZERI

Image
Image