Wheelsandmore Ferrari 812 Superfast - (Foto)

Auto&Tech February 13, 2018 - 11:58

Përderisa Ferrari së shpejti do të shënoj një vit nga promovimi i modelit 812 Superfast, kompania e tjuningut Wheelsandmore, për këtë veturë sportive italiane ka përgatitur një program komplet të tjuningut, transmeton Zeri.info.

Image

Mes tjerash aty është edhe sistemi i ri i gypave të gazrave, ku tani modeli 812 Superfast në vend të 800 kuaj fuqive dhe momentit të rrotullimit prej 718 Nm, do të ketë 820 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 733 Nm, pastaj amortizatorë të modifikuar, ku tani vetura është për 30 mm më e ulët, pastaj kitin hidraulik të ngritjes për boshtin e përparmë, si dhe fellnet nga alumini prej 21 dhe 22 inç me goma Pirelli P Zero.

Image

Wheelsandmore nuk ka bërë të ditur performancat për modelin e tyre 812 Superfast, por ka paralajmëruar se së shpejti do të ofroj pako edhe më të fuqishme./ZERI

Image