Auto&Tech

40 për qind e blerësve në internet japin të dhëna të pasakta

40 për qind e blerësve në internet japin të dhëna të pasakta
10 shkurt 2018 • 11 : 11

40 për qind e blerësve në internet japin të dhëna të pasakta

Sipas një sondazhi ndërkombëtar, kur është fjala për blerjen e produkteve ose shërbimeve online,  41 për qind e konsumatorëve raportojnë informacione të rreme personale. 

Gabimet më të zakonshme përfshijnë numrin e telefonit, datën e lindjes dhe adresën e-mail, njoftoi të mërkurën RSA Security, transmeton lajmi.net. Arsyet kryesore për këtë janë shmangia e thirrjeve të padëshiruara (59 përqind) dhe frikë nga masat e marketingut (57 përqind). 

Rezultatet treguan skepticizëm të vazhdueshëm të konsumatorëve rreth asaj se si kompanitë i trajtonin këto të dhëna.

Përveç kësaj, 78 për qind e të anketuarve thanë se qëllimisht kufizojnë sasinë e informacionit personal të identifikueshëm që ata ndajnë në internet. 

Megjithatë, vetëm 55 përqind e të anketuarve do të shmangnin ndarjen e të dhënave të tyre me një kompani që ata e dinë se i ka shitur apo keqpërdorur të dhënat pa pëlqimin e tyre.

 Si rezultat, 90 për qind e të anketuarve shprehën shqetësimin e tyre për humbjen, vjedhjen ose manipulimin e të dhënave të tyre.

“Konsumatorët kuptojnë vlerën e informacionit të tyre personal dhe, me gjithë kujdesin e duhur, janë të përgatitur ta dorëzojnë atë në rrethanat e duhura”, tha Rashmi Knowles , Menaxher i Sigurisë së RSA . 

Pothuajse një e treta është e bindur se ata do të marrin oferta më të mira dhe më të personalizuara të produkteve. 

Pak më shumë se një e katërta (26 përqind) dëshirojnë të zbulojnë të dhënat e tyre nëse ata kanë marrë shërbim më të mirë.

© zëri.info