Auto&Tech

Aplikacioni që bën konvertimin e shpejt nga +377 dhe +386 në +383

Aplikacioni që bën konvertimin e shpejt nga +377 dhe +386 në +383
07 shkurt 2018 • 13 : 22

Nga pardje Kosova mund të përdor kodin telefonik 383.

Tani shqetësimi i të gjithë shfrytëzuesve është si t’i konvertojnë numrat e telefonit të kontakteve nga +377, +386, +381 në prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383, 

Ata, të cilat i kanë me qindra e mijëra kontakte, ky konvertim paraqet një sfidë, të mundimshme, manuale, për përditësimin e kontakteve.

Zgjidhjen kësaj sfidë, e ka trajtuar studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujar Dervishaj, me aplikacioni e tij “ +383” në kuadër të temës së tij baçelorit me titull “Zhvillimi i aplikacionit në platformën Android për konvertimin e kontakteve sipas kodit të ri telefonik të Kosovës”.

Aplikacioni është zhvilluar në platformën Android, dhe ka këto veti: (i) Bënë një kopje të të gjitha kontakteve (backup), (ii) Konverton prefikset +377, +381, +386 dhe iu shton kodeve te operatoreve 044, 045, 049, 043 nëse nuk e kanë edhe prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383, dhe (iii) Konfirmon përditësimin e kontakteve.


Aplikacioni mund të shkarkohet nga ky link në 

DropBox, https://www.dropbox.com/s/pphr1c8x9hgh7yg/%2B383.apk?dl=0

 

© zëri.info