Me mbushjen e 14 vjetorit të Facebook, Mark Zuckerberg e kritikon veten

Auto&Tech February 07, 2018 - 10:48
Facebook ka shënuar 14 vjet që kur u lansua në një konvikt të Harvardit, megjithatë shefi, Mark Zuckerberg duket se po shkon drejt vetë-kritikave të reja.

Zuckerberg pranoi se ai bëri gabime të shumta në ndërtimin e rrjetit më të madh social në botë.

"Gjatë viteve, kam bërë pothuajse çdo gabim që mund të imagjinoni," tha bashkë-themeluesi i Facebook në faqen e tij personale.

"Kam bërë dhjetëra gabime teknike dhe marrëveshje të këqija, i kam besuar njerëzit e gabuar dhe i kam vënë njerëzit e talentuar në role të gabuara.

Kam humbur trendet e rëndësishme dhe kam qenë i ngadalshëm ndaj të tjerëve. Kam lansuar produktin pasi produkti dështoi. " transmeton  "Zëri.info".

Zuckerberg thotë në shkrimin i tij të plotë:

"Sot është ditëlindja e 14-të e Facebook-ut.

Është një moment për të reflektuar se sa larg kemi ardhur nga konvikti i Harvard-it dhe sa shumë ende duhet të shkojmë për ta sjellë botën më afër.

Dhe është një moment për të menduar për atë që duhet të bëjmë më mirë.

Nganjëherë njerëzit pyesin për atë që kam mësuar përgjatë rrugës. Isha 19 vjeç kur fillova Facebook-un dhe nuk dija asgjë për ndërtimin e një kompanie apo shërbimin global të internetit.

Gjatë viteve unë kam bërë pothuajse çdo gabim që mund të imagjinoni.

Kam bërë dhjetëra gabime teknike dhe marrëveshje të këqija.

Unë iu kam besuar njerëzit e gabuar dhe unë kam vënë njerëz të talentuar në role të gabuara.

Kam humbur trendet e rëndësishme dhe kam qenë i ngadalshëm ndaj të tjerëve. Unë kam nisur produktin pasi produktit dështoi.

Arsyeja që komuniteti ynë ekziston sot nuk është për shkak se kemi shmangur gabimet.

Është për shkak se ne besojmë se çfarë po bëjmë është çështje e mjaftueshme për të vazhduar përpjektjet për të zgjidhur sfidat tona më të mëdha - duke e ditur mirë se do të dështojmë përsëri dhe përsëri, por se është e vetmja rrugë për të bërë progres.

Jemi akoma në fillim të këtij udhëtimi dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për t'u përmirësuar.

Kjo fokus ka qenë gjithmonë forca jonë dhe pikërisht rreth kësaj është ky vit..

Të qenurit më afër me çështjet tona familjare dhe miqësore, dhe pas 4 vjetësh unë jam krenar për atë që bëjmë dhe mirënjohës që jemi pjesë e diçka kaq domethënëse.

Është një nder të jem në këtë udhëtim me ju" përfundon ai, transmeton tutje "Zëri.info"

Deri më 31 dhjetor 2017, faqja e rrjetit social kishte 2.13 miliard përdorues aktiv mujor (MAUs), një rritje prej 14 % që nga 31 dhjetori 2016.

Përdoruesit në Indi, Indonezi dhe Vietnam përfaqësuan burime kryesore të rritjes në vitin 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, tha Facebook javën e kaluar.

Përdoruesit e përditshëm aktiv në botë u rritën me 14 % në 1.40 miliard mesatarisht gjatë dhjetorit 2017 nga 1.23 miliardë gjatë dhjetorit 2016.

"Përdoruesit në Indi, Indonezi dhe Brazil përfaqësuan burimet kryesore të rritjes në DAU gjatë dhjetorit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016," shtoi Facebook./Zëri.info/