Auto&Tech

A e dini se faqet e internetit mund t'iu identifikojnë nga mënyra se si shkruani?

A e dini se faqet e internetit mund t'iu identifikojnë nga mënyra se si shkruani?
06 shkurt 2018 • 09 : 26

Çdo teknologji e re mund të përdoret për të mirë apo të keq. Sipas HuffPost, i tillë është rasti me fushën e sapoformuar të biometrikës së sjelljes, një teknologji që nuk është e njëjtë me "biometrikën" fiziologjike që shumë prej nesh e dinë mirë. Më poshtë dallohen dy kategoritë.

Siç mund ta shihni, biometria e sjelljes iu identifikon në mënyrë unike nga veprimet tuaja ("çfarë bëni") në vend të fiziologjisë suaj ("çfarë jeni") transmeton "Zëri.info"

Të shkruarit dhe njohja e zërit janë shembuj të njohur për të gjithë.

Por unë nuk kisha dëgjuar për identifikimin e njerëzve nga tastet e tyre të kompjuterit, derisa kohët e fundit mora pjesë në një bisedë mbi këtë temë nga Thorsheim në PasswordsCon, të cilën ai e themeloi transmeton "Zëri.info"

Si funksionon

Pa marrë parasysh si ju shkruani, në një tastierë të zakonshme ose në një ekran me prekje, studiuesit kanë gjetur se ju keni tendencë për të ndjekur modele të caktuara të lëvizjes dhe të koordinimit.

Këto mund të ndryshojnë pak nga një rast në tjetrin, por ato janë mjaft të qëndrueshme për t'iu karakterizuar si individ.

Janë vërejtur dallime, thotë Thorsheim, madje edhe midis asaj se si burrat dhe gratë e shtypin. (Modele janë gjetur gjithashtu në mënyrën se si individët prekin ekranet prekëse dhe se si lëvizin pajisjen e treguar të kompjuterit.)

Më poshtë janë disa shembuj të llojit të të dhënave që një web site mund të mbledh gjatë kohës që shkruani.

Përfshin sa kohë shtypni një çelës të vetëm dhe sa kohë iu nevojitet të lëvizni nga një çelës në tjetrin ose të shtypni një sekuencë të veçantë të çelësave.

Image

Lajmi i mirë

Duke përdorur këtë informacion, produktet e parandalimit të vjedhjeve dhe të mashtrimit të identitetit kanë qenë në gjendje të bëjnë dallimin mes përdoruesve të ligjshëm dhe mashtruesve me një shkallë të lartë të saktësisë.

Për shembull, në një projekt pilot në një bankë, kompania suedeze e sigurisë, BehavioSec, thotë se ishte në gjendje të identifikonte saktësisht përdoruesit legjitim dhe mashtruesit 99.7% të kohës.

Dhe kur një informacion i tillë kombinohet me autentikimin tradicional të fjalëkalimeve, ai bëhet një formë e autentikimit me dy faktorë që mund të ofrojë siguri më të mirë sesa përdorimi i një fjalëkalimi të vetëm transmeton tutje "Zëri.info"

Për shkak se grumbullimi i të dhënave është i padukshëm për përdoruesit, është pa dhimbje dhe më i përshtatshëm për përdoruesit sesa nevoja për të ofruar një gjurmë gishtash, t'i përgjigjet në një mesazh të shkruar ose të fut një kod të veçantë të sigurisë (i njohur edhe si shenjë).

Lajmi i keq

Të dhënat e shtypjes së tasteve gjithashtu mund të nxisin një kërcënim të privatësisë.

Nëse, për shembull, një kompani si Facebook ose Google do të mbante një bazë të dhënash masive që do të lidhte modelet e shtypjes së tasteve me individ të caktuar, të dhënat do të mund të përdoreshin nga të gjithë ata që do të gjenin qasje në të - një kriminel, partnerët e biznesit të kompanisë ose dikush punon për ndonjë agjenci qeveritare- për ta identifikuar atë person edhe kur përdor një pajisje tjetër, të tillë si kompjuteri i një shoku.

Në dritën e sasisë së ndjekjes dhe mbikëqyrjes ndaj të cilës publiku tashmë është nënshtruar, potenciali për abuzimin e kësaj teknologjie është shqetësues.

Nuk ka dëshmi se dikush po akumulon një bazë të dhënasha të tilla.

Megjithatë, Thorsheim ka dhënë kësaj sfide disa mendime dhe së bashku me një studiues tjetër, Paul Moore, krijoi një plug-in të shfletuesit Chrome të quajtur Keyboard Privacy (Privacia e Tastierës) për të mposhtur profilizimin e shtypjes së tasteve.

Ajo maskon të dhënat tuaja të shtypjes së tasteve, duke e bërë më të vështirë për faqen e internetit të përcaktoj një model të qartë transmeton "Zëri.info". 

Bazuar në disa nga shqyrtimet e hershme të përdoruesve të këtij plug-in, sugjeroj që kushdo që e konsideron të provoj të ketë përvojë serioze teknike.

Përderisa që mund të mos kemi ende nevojë për këtë mjet për mbrojtjen e privatësisë, përvojat tona me cookies të shfletuesit, reklamat në shënjestër dhe teknologjitë e tjera të ndjekjes në internet sugjerojnë se është mirë që dikush po mendon dhe po punon për këtë problem.

Një nga këto ditë, edhe mund të kemi nevojë për një mjet të tillë./Zëri.info/

© zëri.info