Viber vjen me një lajm të gëzueshëm për Kosovën

Auto&Tech February 05, 2018 - 16:24
Ja për çfarë lajmi bëhet fjalë

Viber ka njohur kodin e ri të Kosovës, "+383".

Përkundër se zyrtarisht nuk ka arritur të implementohet kodi i ri telefonik +383 për Kosovën, Viber ka shkuar një hap përpara.

Aplikacioni mobil për thirrje dhe mesazhe falas, në përditësimin më të fundit (pra, duhet ta bëni "update" për ta parë) ka mundësuar edhe përdorimin e kodit +383.

Mjafton ta përdorni +383 në vend të +377 apo +386 dhe mund të komunikoni me numrin e caktuar.

Aktualisht në Kosovë janë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381).

Mungesa e kodit dhe përdorimi i kodeve të shteteve tjera i shkaktuan Kosovës humbje të mëdha. Të dhënat e Qeverisë së Kosovës treguan se kostoja e përgjithshme e shkaktuar nga mungesa e kodit telefonik kishte arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.

Kosova kishte marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të 2016, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /Express/

Image