Zuckerberg: Bie koha e shfrytëzimit të Facebook

Auto&Tech February 01, 2018 - 15:51

Themeluesi dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, dje tha se nga ndryshimet që kompania i bëri në shërbimin e saj, vitin e kaluar është pakësuar në 5 për qind koha e qëndrimit në Facebook.

“Tashmë në tremujorin e fundit të vitit 2017, kemi bërë ndryshime për të shfaqur më pak video virale dhe të sigurojmë që koha e njerëzve është shpenzohet mirë. Në total, bëmë ndryshime që pakësuan kohën e kaluar në Facebook me afërsisht 50 milionë orë çdo ditë. Biznesi dhe komuniteti ynë do të jetë më i fortë dhe afat të gjatë”, kishte shkrar ai, përcjell Telegrafi.

Në një konferencë telefonike me analistët, Zuckerberg, tha se shifra përfaqësonte 5 për qind të totalit.

Gjithashtu, kompania ka filluar të bëjë ndryshime në algoritmin e saj lidhur me rekomandimet e përmbajtjes mes kritikave se Facebook është përdorur për të përhapur keqinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet e tjera të dhunshme.