Shitje rekorde e Volkswagen gjatë vitit 2017

Auto&Tech January 18, 2018 - 15:40

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen, ka bërë të ditur se ka bërë shitje rekorde të modeleve të saj gjatë vitit 2017, çka me siguri se do t’i sjell pozitën e liderit në botë, dy vite pas aferës “DieselGate” në lidhje me emetimin e gazrave, transmeton Zeri.info.

Markat e veturave që bartin flamurin e Volkswagen-it, kanë shitur së bashku 10.74 milionë vetura gjatë vitit të kaluar, çka është një rritje prej 4.3 për qind. Gjiganti gjerman me siguri se do ta kaloj edhe Toyota-n japoneze, shitja e së cilës gjatë vitit të kaluar, ka arritur shifrën prej 10.35 milionë vetura.

Në garën për prodhuesin udhëheqës të veturave për vitin 2017, është involvuar edhe unioni “Renault-Nissan-Mitsubishi”, për të cilin thuhet se kanë shitur 10.5 milionë vetura./ZERI