Mercedes-AMG CLS 53 4Matic+ - (Foto)

Auto&Tech January 17, 2018 - 13:27

Edhe pse më shumë vëmendje tërheq G Class e tyre e re, Mercedes në panairin e veturave në Detroit ka prezantuar edhe versionet e reja të modelit CLS, E Class Coupe dhe E Class Cabrio, transmeton Zeri.info.

Image

Para se gjithash, aty është modeli Mercedes-AMG CLS 53 4MATIC+, në kombinim me motorin 3.0 litërsh Twin-Turbo me gjashtë cilindra me 435 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 520 Nm si dhe alternatorin EQ Boost Starter me 21 kuaj fuqi shtesë.

Image

Aty është edhe sistemi elektrik 48 voltësh, marshi automatik AMG Speedshift TCT 9G dhe sistemi i tërheqjes 4Matic në të katër rrotat. Po ashtu, për vozitësin në dispozicion janë pesë module të vozitjes, Eco, Comfort, Sport, Sport+ dhe Individual.

Image

E tërë kjo bën që Mercedes-AMG CLS 53 4Matic+ përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, ta arrij për 4.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 270 km/h. Sa i përket harxhimeve, ato sillen mesatarisht 8.5 litra. Tani për tani nuk dihen çmimet./ZERI

Image
Image