Ford Mustang Shelby GT500 i ri, do të arrij shpejtësinë prej 320 km/h - (Foto)

Auto&Tech January 04, 2018 - 12:22

Vetëm disa ditë pasi në internet janë paraqitur skicat e motorit i cili do të gjendet në modelin e ri Ford Mustang Shelby GT500, revista ‘Truth About Cars’ ka zbuluar se ky model do ta arrij shpejtësinë prej 320 km/h, çka nuk i ka shkuar për dore asnjërit model Mustang i prodhuar në fabrikë, transmeton Zeri.info.

Image

Në të vërtetë, janë paraqitur informatat se në testimin e shpejtësisë në këtë veturë, shifra ka shkuar deri në 344 km/h. Përveç shpejtësisë maksimale që do ta arrij, GT500 i ri do të jetë edhe disa forma të vozitjes, në mënyrë që të shfrytëzohet maksimumi i performancave të tij.

Kur bëhet fjalë për motorin që do ta lëviz këtë model, Ford ka zbuluar se bëhet fjalë për versionin 5.2 litërsh V8 me super mbushës. Përveç tij, blerësit mund të zgjedhin edhe motorin me katpr cilindra EcoBoost 2,3 litërsh dhe atë V8 5.0 litërsh i cili gjendet edhe në modelin GT.

Ende nuk ka informacione rreth fuqisë dhe momentin rrotullues, por pritet që të ketë më shumë se 750 kuaj fuqi./ZERI