Volkswagen Polo R do të ketë më shumë se 200 kuaj fuqi dhe sistemin 4x4 - (Foto)

Auto&Tech January 03, 2018 - 14:25

Volkswagen Polo R do të jetë ndjeshëm më i ashpër nga versioni GTI. Është e sigurt se do të disponoj me më shumë se 200 kuaj fuqi, ndërsa ka shumë gjasa që edhe forcën do ta bartë në të gjitha rrotat përmes sistemit 4Motion, transmeton Zeri.info.

Image

Për dallim nga konkurrentët të cilët në modelet sportive të segmentit B kryesisht përdorin motorë 1.6 litërsh me 4 cilindra, Volkswagen Polo R pritet të jetë në dispozicion me motorin e njohur 2.0 litërsh turbo-benzinë, i njëjti që përdoret tek modelet Golf GTI dhe Golf R.

Mirëpo, tek Polo, ky motor me siguri nuk do të ketë më shumë se 230 kuaj fuqi, ndoshta 240, sepse në të kundërtën Polo R do të hynte paksa tepër shumë në territorin e Golf R.

Image

Gjithsesi do të jetë interesant të shohim se si do të jetë në vozitje, por në bazë të saj që u cek në paralajmërimet e para, është e qartë se Volkswagen Polo R do të ketë mjaftueshëm aftësi që të marr fronin në mesin e veturave sportive të qytetit./ZERI