Instagrami sjell një risi

Auto&Tech December 16, 2017 - 17:33

Instagram ka shtuar një funksion të ri për të gjithë ndjekësit e tij, të ndjekin dhe “hashtag-ët.

Tashmë opsionet hashtag funksionojnë si llogari të cilat mund të ndiqen dhe sa herë të postohet një postim i ri nën hashtagun e ndjekur, do dal dhe në kryefaqen tuaj.

Sipas kompanisë së instagramit, kjo risi do ti ndihmojë përdoruesit të jenë të informuar dhe i kursen kohë pasi s’kanë nevojë të kërkojnë postime të reja, shkruan lapsi.

Megjithatë duhet të keni parasysh se nëse e keni profilin privat, hashtagët e vendosur nga ju do dukeshin veç nga personat që ju ndjekin dhe ju ndiqni.

Përfaqësuesit e kompanisë shpjegojnë se për të përfituar nga ky opsion i ri mjafton ti keni bërë update instgaramit dhe ti bëni follow hashtagut tuaj të preferuar.