BMW M5 i ri edhe me motor hibrid - (Foto)
Trendi i elektrifikimit të veturave po vazhdon, ndërsa këtij trendi nuk mund t’i rezistojnë as modelet me perfomanca të larta, siç janë Porsche 911, Audi R8 dhe të tjerë, ndërsa tani kësaj i bashkëngjitet edhe BMW M5, transmeton Zeri.info.
Modeli më i ri BMW M5 ende nuk ka ardhur tek pronarët e rinj, ndërsa tashmë flitet se do ta ketë edhe pakon e pajisjeve Competition gjatë vitit të ardhshëm.
Por sikur kjo nuk është e mjaftueshme, zyrtarët nga kompania bavareze tashmë janë duke punuar në versionin i cili do të ketë motor hibrid. Në këtë hap kanë vendosur për shkak të favoreve të cilat do t’i kenë blerësit për shkak të uljes së emetimit të nivelit të gazrave të dëmshëm.
Tani për tani nuk ka informacione rreth statistikave të këtij modeli dhe as rreth çmimit të tij, por gjithsesi se ky është një lajm i mirë./ZERI