Facebook vjen me aplikacionin e ri ‘Messenger Kids”

Auto&Tech December 06, 2017 - 11:14

Rrjeti më i madh botërorë, FACEBOOK, së fundmi ka publikuar një aplikacion të rij ‘Messenger Kids’, që i ndihmon fëmijët nën moshën 13 vjeç, të kontaktojnë me prindërit e tyre dhe miqtë të cilat mesazhe mund të kontrollohen edhe nga prindërit, transmeton Zeri.info.

Gjiganti i mediave sociale me këtë aplikacion të ri u drejtohet fëmijëve nën 13 vjeç, të cilët ende nuk kanë llogari të veta në Facebook, mirëpo ky rrjet social u ka mundësuar atyre me një aplikacionin të ri.

Messenger Kids vjen me një numër të kontrolleve për prindërit. Shërbimi nuk do t'i lejojë fëmijët të shtojnë miqtë e tyre ose të fshijnë mesazhe - vetëm prindërit mund ta bëjnë këtë. Fëmijët nuk marrin një llogari të veçantë në Facebook ose Messenger; përkundrazi, është një zgjatje e llogarisë së një prindi.

Messenger Kids doli të hënën në SHBA si një aplikacion për pajisjet Apple - iPhone, iPad dhe iPod Touch. Versionet për Android dhe tabletët e Amazon do vijnë më vonë.

Por, pas këtij aplikacioni ka pasur shumë kritika nga teknologjia e sigurimeve në Telestra, Gavin Gastello, i cili thotë se fëmijët kanë edhe mundësi të tjera për të komunikuar edhe në aplikacione tjera përveç Facebook-ut./ZERIImage

Image