Seat Leon vjen më 2019

Auto&Tech November 20, 2017 - 12:26

Seat kohëve të fundit ka prezantuar një varg risish, siç janë modelet SUV të Ateca-s dhe Aron-it si dhe Ibiza e re, ndërsa pritet edhe një SUV i ri i madh si dhe gjenerata e re e modelit Leon, transmeton Zri.info.

Image

Dhe siç shkruan revista britanike ‘Auto Express’, Leon i ri pritet të dal në treg nga mesi i vitit 2019. Edhe Leon i ri do ta shfrytëzoj platformën e Volkswagen-it, MQB, por do të ketë distancë më të madhe mes boshteve në krahasim me gjeneratën e tanishme.

Image

Në gamën e motorëve priten versionet 1.0L dhe 1.5L benzinë, si dhe 1.6 TDI, por edhe ai 48V Mild Hybrid dhe Plug-in Hybrid. Sa i përket pamjes, nga Seat thonë se stili i Leon-it të ri nuk do të sjell revolucion, por bëhet fjalë për evoluim të madh.

Image

Përveç Leon-it të ri, në Seat po përgatitin edhe dy modele elektrike, njërin gjatë vitit 2019 dhe tjetrin gjatë 2020. Në fund, Seat ka plane edhe për brendin Cupra, çka mes tjerash nënkupton modelin sportiv Ateca Cupra./ZERI