Vjen edhe BMW X8?

Auto&Tech November 16, 2017 - 12:30

Edhe pse kohëve të fundit më së shumti është folur për modelet X2, X4, X5 dhe X7, në BMW planifikojnë që familjen e tyre X ta zgjerojnë edhe me një anëtarë tjetër, transmeton Zeri.info.

Image

Medie të caktuara shkruajnë se në Munih po e shqyrtojnë modelin BMW X8, që është edhe një model tjetër luksoz me shenjën X dhe i cili në treg pritet të paraqitet gjatë vitit 2020, natyrisht nëse e merr dritën jeshile.

Sipas planeve, ky model do të bazohet në modelin X7, i cili në shitje del vitin e ardhshëm. Për modelin X8 parashihet interieri 2+2, me dy ulëse individuale prapa, edhe pse mund të ofrohet edhe varianti 2+3. sa i përket motorëve, ata do të jenë nga gama e motorëve të X7, çka nënkupton motorin 3,0 litërsh TwinPower Turbo me 6 cilindra, pastaj ai 4.4 litërsh TwinTurbo Turbo V8, si dhe ai 6,6 litërsh Twin-Turbo V12.

Po ashtu, planifikohet edhe motori me naftë 3,0 litërsh me 6 cilindra si dhe varianti Plug-in Hybrid që është kombinim i motorit me benzinë BMW TwinPower Turbo, elektromotorit dhe baterive litium-jon, ku distanca e përshkruar me një të mbushur të baterive, do të jetë 100 km/h.

Sikurse modeli X7, edhe BMW X8  do ta ketë standard sistemin e tërheqjes xDrive me katër rrota dhe marshin me 8 shpejtësi, ndërsa me qëllim të uljes së peshës, do të përdoren materiale nga alumini, magnezi dhe fibrave të karbonit. Tani për tani nuk ka informata për çmimet./ZERI