2019 Chevrolet Corvette ZR1 – (Foto)

Auto&Tech November 14, 2017 - 13:02

Siç ka paralajmëruar ditë më parë, kompania Chevrolet sapo edhe zyrtarisht ka prezantuar versionin e modelit për vitin 2019, Corvette ZR1, transmeton Zeri.info.

Image

Në komunikatë thuhet se 2019 Corvette ZR1 do ta ketë motorin 6.2 litërsh V8 me kompresor, ku forca e tij do të jetë 755 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 969 Nm. Shpejtësia maksimale e tij do të jetë 337 km/h.

Image

Po ashtu, kjo veturë mund të blihet me marsh manual me shtatë shpejtësi dhe atë automatik me tetë shpejtësi. Në pako janë edhe amortizatorët sportiv, kiti aerodinamik i avancuar, kapaku i motorit nga fibrat e karbonit, interier nga lëkura (opsion), ulëse me ngrohje dhe ventilim, timon nga fibrat e karbonit si dhe sistem audio Bose.

Image

Në dispozicion do të jetë edhe pakoja Sebring Orange Design Package, që përfshinë shumë pjesë me ngjyrë portokalli.

Image

Shitja e 2019 Corvette ZR1, fillon në pranverën e vitit të ardhshëm dhe flitet se çmimet do të jetë rreth 120 mijë dollarë./ZERI