Kurrë mos e mbyllni WhatsApp-in në këtë mënyrë

Auto&Tech November 12, 2017 - 15:54

Mbyllja e aplikacioneve në iPhone është diçka që e bëjmë pa menduar.

Por kujdes: një paralajmërim i çuditshëm po shfaqet në celularët e përdoruesve të cilët e klikojnë dy herë butonin kryesor në iPhone dhe rrëshqasin lartë për ta mbyllur WhatsApp-in.

Duke e bërë këtë, ju do t’i humbni njoftimet për mesazhe, transmeton Gazeta Express.

Kjo siç duket është një problem që ka filluar të shfaqet në celularët iPhone me iOS 11. 

Ky problem prekë çdo pajisje me këtë sistem operativ, duke përfshirë edhe iPhone X.

Image