BMW M3 CS, për ata që duan më shumë nga një veturë – (Foto - Video)

Auto&Tech November 08, 2017 - 11:27

Pas modelit M4 CS, bavarezët e kanë përgatitur edhe modelin M3 CS i cili është më i lehtë dhe më i shpejtë se versioni i rregullt M3, derisa seria është kufizuar vetëm në 1200 copë, transmeton Zeri.info.

Image

Ashtu siç edhe ishte pritur, këtë model e lëviz motori 3.0 litërsh me gjashtë cilindra i cili ofron 460 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm dhe vjen në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi dhe pedale të dyfishtë.

Image

Kjo natyrisht nuk është e gjitha, sepse M3 CS ka 49 kilogramë më pak në krahasim me versionin e rregullt M3, prandaj përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 3.9 sekonda.

Image

 Pastaj ka fellne Orbit prej 19 dhe 20 inç, goma Michelin Pilot Super Sport 265/35 R 19 dhe 285/30 R 20, frena karbon-qeramikë, sistem sportiv për shkarkimin e gazrave që përbëhet nga katër copë, diferencialin e kontrolluar në mënyrë elektronike Active M LSD si dhe pjesën e përparme të përmirësuar me drita LED dhe spojlerë nga fibrat e karbonit.

Image

Interieri kombinon lëkurën Silverstone/Black dhe Alkantara, së bashku me karriget sportive M të dizajnuara në mënyrë speciale si dhe timonin sportiv M. Në fund, për vozitësin janë në dispozicion disa forma të vozitjes (Comfort, Sport dhe Sport+).

Image

Porositë për këtë model, fillojnë nga janari i vitit të ardhshëm./ZERI