Ferrari FXX K Evo – (Foto)

Auto&Tech October 30, 2017 - 12:01

Ferrari në ngjarjen ‘Finali Mondiali’ në Itali, e ka promovuar edhe modelin garues Ferrari FXX K Evo, i cili do të prodhohet në seri shumë të kufizuar, transmeton Zeri.info.

Image

Po ashtu, pakoja Evo do të jetë edhe si opsion për 40 kopjet ekzistuese të modelit të thjeshtë FXX K. Mirëpo, versioni FXX K Evo në krahasim me modelin FXX K dallon para se gjithash për pakon e avancuar aerodinamike, kështu që tani forca është rritur për 25 për qind.

Image

Po ashtu, ndryshime ka edhe në amortizim, që janë më të shkurtër, pastaj pesha është më e vogël, ka timon të ri, ekrani është më i madh në pjesën djathtas tek vozitësi, që tregon kamerën e pasme, e shumëçka tjetër.

Image

FXX K Evo kombinon motorin 6,2 litërsh V12 dhe elektromotorin të cilët disponojnë 1050 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 900 Nm, ndërsa marshi është me 7 shpejtësi me pedale të dyfishtë.

Image

Sa i përket çmimit, tani për tani nuk ka informacione./ZERI