Lotus Elise Cup 260 – (Foto)

Auto&Tech October 23, 2017 - 12:32

Me rastin e 70-vjetorit të ekzistimit, Lotus ka përgatitur një version të ri special të modelit Elise. Bëhet fjalë për modelin ekskluziv Elise Cup 260 me ngjyrë të arit, të cilin mund ta blejnë vetëm 30 më fatlumët, transmeton Zeri.info.

Image

Këtu kemi të bëjmë me evoluimin e modelit të prezantuar kohë më parë, Elise Cup 250 si dhe motorin 1.8 litërsh me kompresor. Po ashtu, pesha është më e vogël, çka do të thotë se kemi 862 kg në vend të 884 kg.

Image

Elise Cup 260 përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 243 km/h.

Image

Po ashtu, kjo veturë ka fituar edhe pako të re aerodinamike sipas shembullit të modeleve Exige Cup 380 dhe Evoro GT430, që përfshinë mbrojtës para dhe prapa nga fibrat e karbonit.

Image

Në pako janë edhe shasia Lotus Motorsport, amortizatorë sportiv, goma të gjera Yokohama dhe ulëse nga fibrat e karbonit të mbështjellë me lëkurë Alkanatara dhe qepje me ngjyrë ari. Dhe çmimi është 59.500 funte./ZERI