Pas 'Balenës Blu', një tjetër lojë e frikshme shfaqet!

Auto&Tech October 19, 2017 - 15:24

Fëmijët deri në moshën 14-vjeçare tashmë i janë bashkuar lojës së re të Facebook-ut, asaj të quajtur ”Sfida 48-orëshe”, gjë e cila po bën fëmijët të zhduken për ditë të tëra.

Sfida shokuese i fton fëmijët të fshihen nga prindërit e tyre dhe të dashurit për sa kohë që të jetë e mundur, ndërsa pjesëmarrësit kanë dhënë një rezultat më të lartë sa herë që përmenden në mediet sociale.

Kjo do të thotë që fëmijët që luajnë këtë lojë duke u fshehur, fitojnë më shumë pikë nëse prindërit e tyre të furishëm kyçen në Facebook ose Twitter për të alarmuar.

Sfida më e fundit është shumë e ngjashme me “Game of 72” e cila tronditi botën në vitin 2015 duke bërë që fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.