Nuk mund të kyqeni në Facebook dhe Instagram? Ja çfarë ka ndodhur

Auto&Tech October 11, 2017 - 20:14

Nëse keni patur probleme për t’u futur në Facebook dhe Instagram këtë pasdite të së martës, nuk është problemi i internetit, por duket se është një avari globale e rrjetit social më të madh në botë.

Miliona përdorues të Facebook raportuan përmes rrjeteve të tjera sociale, kryesisht Twitter se e kanë të pamundur të logohen në profilet e tyre në të dyja këto platforma.

Gjeografia e denoncimeve është e gjërë dhe raportohet se fillimisht problemet e para kanë nisur në Evropë dhe më pas janë përhapur në SHBA, Azi dhe Amerikën Latine.

Avaritë kanë zgjatur për më shumë se dy orë dhe për momentin nuk dihet shkaku i kësaj.

Nga Facebook dhe Instagram, që të dyja rrjete sociale të Mark Zuckerberg, nuk ka ende asnjë koment për këtë.